Premier League

Klopp 6 vjet te Liverpool: Por pa rezultate do të më pushonin

6 vjet te Liverpool, nga 8 tetori i 2015-ës në stolin e të kuqve. Liverpuli i uron përvjetorin Jurgen Klopp, trajnerit me një kurikulum pa asnjë njollë. U largua mes përqafimesh e duartrokitjesh si nga Mainzi, ashtu dhe nga Borussia e Dortmundit. Dhe me Liverpoolin, edhe pas 6 vitesh, është ende në “muaj mjalti”. Megjithatë, kur vuri për herë të parë këmbë në Anfield, nuk ishte e lehtë. Siç tregon vetë në një intervistë ku rrëfen se ju desh t’i kërkonte drejtuesve që të mos e gjykonin menjëherë, përndryshe edhe trajneri kampion i Europës dhe që solli titullin kampion te Liverpooli pas plot 30 vitesh mund të ishte ndëshkuar nga presioni i madh që sjell emri i madh i Liverpool. Klopp erdhi për të zëvendësuar Brendan Rodgers, një nisje me pengesa, ku egzistonte dhe frika se mund të “digjej”.

“Ishte evidente që nuk do të mund të sistemoja gjithcka menjëherë. Mu desh t’i kërkoja kohë drejtuesve, e pranoj. E dija që në karrierën time nuk isha pushuar kurrë nga puna, por isha i vetëdijshëm se nëse nuk do të arrija rezultate, nuk do ta evitoja dot shkarkimin. Për këtë arsye kur fillova te Liverpooli, ju thashë tifozëve dhe shtypit, se nëse pas 4 vitesh do të më gjenin ende në stolin e Anfield, do të thotë se gjatë kësaj kohe do të kishte ndodhur dicka e bukur.”

Edhe pse kanë kaluar jo katër por 6 vjet, Klopp-it nuk ju desh dhe aq shumë kohë, edhe pse në fillim, për fatin e klubit, drejtuesit patën durim.

“7 apo tetë ndeshje pas asaj kërkese që bëra, gjërat po ecnmin mirë dhe pronarët ishin të kënaqur nga unë dhe stafi im. Pas asaj periudhe kuptova si unë dhe drejtuesit se ishim në rrugën e duhur. Që nga ai moment e më pas, nuk e kanë vënë më në dyshim punën tonë. Ka shumë besim në drejtimin tonë. “

Natyrisht për të kthyer Liverpoolin te trofetë dhe titujt u desh pak kohë.

“Nuk është se menduam shumë kur humbëm finale apo gjëra të tilla, si Kupa e Ligës kundër City-t, Europa League me Sevillan apo Championsin kundër Realit të Madridit. Opinionistët thonë gjithmonë se nëse nuk fiton duhet të ndryshosh, por këtu nuk e menduam asnjëherë diçka të tillë, dhe në fund ai besim u shpërblye”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency