Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Klopp: A jeni në terezi?! Mosha s’ka lidhje, ka trajnerë që piqen 50 vjeç

Julian Nagelsmann do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë, aty ku zëvendëson Hansi Flick, i cili nuk ia doli të përsëriste në Kombëtare suksesin e arritur me Bayern Munchen.

36-vjeçari do të drejtojë katër herë kampionët e botës deri në fundin e Euro 2024, turne që do të organizohet verën e vitit të ardhshëm në Gjermani.

Zgjedhja e Nagelsmann është pritur mirë, por ka edhe ata që janë skeptikë, duke theksuar se mungesa e eksperiencës është një pikë e dobët e trajnerit të talentuar.

Por ndryshe mendon Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, për të cilin mosha e re e Nagelsmann nuk është aspak problem.

Lexoni edhe:

Julian është një zgjidhje e shkëlqyer për pankinën e Gjermanisë, sepse po diskutojmë për një trajner të madh. Do të lumturosha shumë nëse ndodh kështu.

Mosha? Nuk është absolutisht e rëndësishme! Ai i ka dhënë provat që kur ishte 28 vjeç, duke treguar se është një trajner fantastik.

Ka tetë vite eksperiencë, nuk janë pak duke llogaritur që ka trajnerë që piqen në moshën 45-50 vjeçare.

Mosha, sigurisht që nuk është një kriter që duhet marrë parasysh kur zgjedh një trajner të ri”, deklaroi timonieri i Liverpoolit.

Rokada Flick-Nagelsmann zhvendoset te Gjermania, përsëritet historia

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...