Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klopp: Admiroj Sarrin, Chelsea i tij është për titull kampion

Liverpooli do të jetë i impenjuar në Londër këtë javë, teksa do të luajë dy herë në “Stamford Bridge” ndaj Chelseat, nesër në mbrëmje për Kupën e Ligës dhe në fundjavë për Premier League, sfidë që do të luhet të shtunën në orën 18:30 dhe do të transmetohet live në Supersport.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka bërë një nisje të shkëlqyer të kampionatit, duke fituar të gjashtë ndeshjet e para të Premier Leagues dhe duke kryesuar e vetme me pikë të plota, por për teknikun gjerman, favoritë për titull, përveç “The reds” dhe Manchester Cityt, është pikërisht edhe Chelsea.

“Flitet gjithmonë që favoritë për titull janë Liverpooli dhe Manchester City, por të gjithë harrojnë të përmendin Chelsean. Është një skuadër që luan një futboll mjaft të bukur dhe për më tepër, ka në përbërje lojtarë, shumica e të cilëve e kanë fituar titullin kampion më shumë se një herë në karrierën e tyre”, deklaroi Klopp.

Tekniku gjerman i Liverpoolit nuk i kurseu komplimentet edhe për kolegun e tij te Chelsea, italianin Maurizio Sarri, për të cilin tha se e ka ndjekur me admirim që në kohën kur drejtonte Napolin në Serinë A.

“E admiroj futbollin që bën Sarri, pasi e kam ndjekur që te Napoli, ku aplikonte një lojë spektakolare. Gjithsesi ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është fakti që ka arritur të përçojë në mënyrë shumë të shpejtë idetë e tij te lojtarët e Chelseat, të cilët tashmë po luajnë po kaq bukur”, u shpreh trajneri i “The Reds”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...