Premier League

Klopp analizon momentin negativ dhe “qan” dëmtimin e Henderson

Katër humbje radhazi kanë trazuar jo pak ambientin te Liverpooli, që tani jo vetëm nuk ka më shpresa për të mbrojtur titullin kampion, por ka zbritur në vendin e 6 dhe rrezikon të mbetet edhe jashtë zonës Champions.

Pas disfatës ndaj Evertonit në derbi, tekniku gjerman Jurgen Klopp pranoi se situata në ekip nuk është aspak e mirë dhe se skuadra nuk po interpreton si duhet momentet e lojës, megjithatë u shfaq optimist për ndryshimin e situatës.

“Pësuam një gol shumë të shpejtë në mënyrë të panevojshme dhe e vuajtëm këtë gjatë gjithë lojës, pasi kundërshtari u tërhoq më mbrapa, duke mos na lënë më shumë hapësira. Është një situatë e vështirë, pasi nuk po arrijmë të jemi vendimtarë në momentet kyçe të lojës, si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe sulmuese. Tani është komplikuar gjithçka, por ka vetëm një mënyrë për të dalë nga kjo situatë, të provojmë të luajmë më mirë që në ndeshjen e ardhshme”, tha Klopp.

Pak minuta para fundit arbitri i ndeshjes vërshëlleu një 11-metërsh të çuditshëm në favor të Evertonit dhe Sigurdsson mbylli llogaritë e takimit, ndërsa Klopp pranon se penalltia dukej inekzistente dhe shton se e shqetëson më shumë dëmtimi i Henderson.

“Penalltia mu duk e çuditshme dhe shumë njerëz më kanë shkruar që nuk ishte, megjithatë arbitri duhet të ketë parë diçka që nuk e pa askush tjetër. Për Henderson askush nuk është optimist, megjithatë duhet të presim ekzaminimet mjekësore, para se të flasim për rikuperimin. Më vjen keq pasi na shtohet një tjetër mungesë e rëndësishme, por sa kohë që do kemi 11 futbollistë në dispozicion, do provojmë të luajmë e të fitojmë”, deklaroi tekniku gjerman.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency