Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Klopp do largohet nga Liverpooli më shpejt seç pritej, trajneri zbulon datën

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka zbuluar se ai planifikon të largohet nga klubi në vitin 2024, me vendimin përfundimtar që do të varet nga gjendja e tij fizike.

Gjermani ka transformuar skuadrën e “The Reds”, që nga marrja e drejtimit të saj në vitin 2015 dhe që atëherë ata kanë fituar një titull në Premier League, Champions League dhe Cup League.

Marrëveshja aktuale e Klopp skadon në vitin 2024 dhe deri në momentin që do të përfundojë, ai do të jetë në Anfield, duke plotësuar nëntë vite aty.

“Plani për momentin është që të shkojmë në 2024-ën dhe më pas, ‘Faleminderit shumë’”,-tha 54-vjeçari për “The Athletic”.

Kur u pyet për vazhdimësinë, ai shtoi: “Nëse kam nivelin e energjisë për këtë. Më pëlqen ajo që bëj, por thashë disa herë që duhet të ketë diçka tjetër atje në botë, përveçse të mendoj gjithmonë për futbollin. Për momentin jam plot energji, por duhet të sigurohemi që të mbetet kështu. Nuk do dëshiroja të rrija ulur dhe i lodhur në stolin e skuadrës.”

Largimi i Klopp do të godiste rëndë Liverpoolin pasi personaliteti i tij, si dhe aftësia për të përmirësuar lojtarët, e ka bërë atë të preferuarin e tifozëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...