Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Klopp e do me çdo kusht, Liverpooli përgatit një tjetër ofertë për Thiago Alcantaran!

MUNICH, GERMANY - DECEMBER 14: Thiago Alcantara of FC Bayern Muenchen runs with the ball during the Bundesliga match between FC Bayern Muenchen and SV Werder Bremen at Allianz Arena on December 14, 2019 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Bongarts/Getty Images)

Liverpool nuk heq dorë nga Thiago Alcantara i cili vazhdon të jetë dëshira kryesore në merkato e trajnerit Jurgen Klopp. Edhe pse lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar te bavarezët gjasat që ai të largohet në këtë merkato janë të mëdha.

Mesfushorit spanjoll i përfundon kontrata me kampionët e Evropës në fund të sezonit të ardhshëm dhe gjermanët do detyrohen ta shesin nëse nuk vjen rinovimi, pasi nuk mund ta humbasin 29-vjeçarin me parametra zero. Liverpool dhe Manchester United janë në garë për Thiagon, me kampionët e Anglisë në “pole”. Mediat spanjolle raportojnë se lojtari do të kalojë në “Anfield” ditët e fundit të merkatos. Jurgen Klopp e do në skuadër dhe Liverpool po përgatit ofertën finale për klubin bavarez, ofertë që mund të variojë nga 40 deri në 50 milionë euro.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...