Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Klopp: E gjithë bota e futbollit përveç arbitrit Oliver e di që rast Doku-Mac Allister ishte penallti!

Për trajnerin e Liverpool-it, Jurgen Klopp ndërhyrja e Jeremy Doku ndaj Mac Allister ishte penallti për të gjithë botën e futbollit, përveç arbitrit të ndeshjes, Michael Oliver dhe VAR-it.

Duke folur për mediet pas barazimit 1-1 ndaj Manchester City në ndeshjen e javës së 28-të të Premier League, tekniku i “The Reds” theksoi se nëse ekipi i tij do e kishe marrë penalltinë që meritonte aktualisht do ishe në krye të renditjes.

Lexo edhe: 

“Kjo situatë në të gjitha pozicionet në fushë është 100% një faull dhe është një karton i verdhë. Ai goditi topin, por nëse topi nuk do të ishte në atë pozicion atëherë Doku mund ta kishte vrarë Mac Allister. Ai rast ishte një penallti për të gjithë futbollistët në planet”-tha fillimisht gjermani.

Më vonë, trajneri i Liverpool-it shtoi se çdo gjë ishte e qartë, ndërsa theksoi se përtej rastit të “penalltisë së munguar” skuadra e tij bëri një lojë shumë të bukur.

“Pse arbitri në dhomën e VAR do të mendonte se ajo nuk ishte e qartë? Unë me të vërtetë nuk jam i zemëruar, është thjesht situata. Jam shumë i lumtur për mënyrën se si luajtëm. Ishim me fat kur Doku goditi shtyllën [në minutën e 89-të], por ne luajtëm një lojë të jashtëzakonshme futbolli. Për ne, përveç rezultatit, informacioni më i rëndësishëm është se jemi fuqishëm në garë”-deklaroi Jurgen Klopp.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...