Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klopp e ka me Salah: Mund të kishte mbyllur sezonin!

I zhgënjyer për një humbje që djeg pasi një rezultat pozitiv në sfidën ndaj Manchester City-it mbrëmjen e të enjtes mund ti kishte dhënë Liverpoolit të tij një bonus të madh në garën për titull, madje mund të kishte vrarë kampionatin. I këtij është Jurgen Klopp që në konferencën për shtyp pas ndeshjes u kap nga pak me të gjithë duke filluar me Salah për të vazhduar me gjyqtarin.

“Ka qenë një ndeshje shumë intensive. Ne kemi qenë të pafat në finalizime. Mund të them se kemi patur më pak fat se City. Sane shënoi, ndërsa Mane goditi shtyllën. Ata dominuan në disa momente të ndeshjes, por ne reaguam dhe krijuam raste, të cilat nuk i shfrytëzuam”, ka thënë Klopp në përfundim të ndeshjes. “Më pëlqen shumë Vincent Kompany, por si ka mundësi që nuk u ndëshkua me të kuq? Ishte lojtari i fundit dhe bëri një ndërhyrje të gabuar. Nëse do ta kishte goditur më fort, Salah do ta kishte mbyllur sezonin. Nuk është e lehtë për arbitrat dhe ai mund ta shikojë ndryshe atë moment nga unë”, ka vazhduar Klopp. “Ne mund të luajmë më mirë, por duhet të pranojmë edhe se nuk mund të dominojmë gjithmonë. Me pak fat mund të kishim barazuar 2-2, që do të kishte qenë rezultati perfekt për ne”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...