Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klopp: Fitore historike, do të kujtohet edhe pas 20 vitesh

Jurgen Klopp nuk e fsheh lumturinë pas asaj fitoreje të madhe 4-3 të Liverpoolit me Manchester City-n në “Anfield”. Trajneri gjerman preferon ta komentojë me emocionet e tifozit, sepse një superpërballje e tillë u luajt pikërisht për të kënaqur të apasionuarit e kësaj loje të bukur.

“Është një ndeshje historike për të cilën do të flitet edhe pas 20 vitesh. Mund ta analizosh si trajner ose si tifoz. Unë preferoj të dytën. Ç’ndeshje! Mund të hyjë në stori, sepse mund të jetë humbja e vetme e Manchester City-t në këtë sezon. A pata frikë në minutat e fundit? Jo, nuk besoja se do të pësonim golin e katërt, sepse i njoh mirë djemtë e mi. Kjo ndeshje u ndoq nga e gjithë bota sepse të dyja skuadrat luajtën me zemër pikërisht për të dhuruar spektakël për tifozët.”    

Nga ana tjetër Guardiola, përgëzoi Liverpoolin për fitoren dhe e quan të hapur Premier League-n, edhe pse diferenca me ndjekësit më të afërt është ende shumë e ndjeshme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...