Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Klopp hakmerret ndaj Bayernit, Barça me “5 yje” ndaj Lyonit

Jurgen Klopp shijoi hakmarrjen ndaj Bayernit të Mynihut, pasi Liverpooli i tij triumfoi me rezultatin 1-3 në “Allianz Stadium”, duke nxjerrë gjermanët jashtë Ligës së Kampionëve dhe duke vijuar vetë në fazën çerekfinale.

“The reds” zhvilluan një ndeshje të studiuar mjaft mirë, pasi i lanë qarkullimin e topit Bayernit dhe e goditën me kundërsulme të shpejta. Pikërisht në një të tillë, ishte Sadio Mane që kaloi anglezët në avantazh, por bavarezët reaguan dhe rikthyen baraspeshën falë një autogoli të Joel Matip.

Në pjesën e dytë Liverpooli gjeti avantazhin me anë të mbrojtësit Virgil Van Dijk, ndërsa pak minuta më vonë ishte sërish Mane që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për anglezët, duke vulosur fatin e takimit.

Në çerekfinale u kualifikua edhe Barcelona, që pas një barazimi pa gola në Francë, mposhti Lyonin me rezultatin e thellë 4-1 në “Camp Nou”. Lionel Messi shënoi dy herë për Barcelonën, me Pique, Coutinho e Dembele që plotësuan listën e golshënuesve, ndërsa për francezët ngushtoi diferencën përkohësisht Toussart.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...