Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klopp i habit të gjithë, paralajmëron tërheqjen si trajner!

Jurgen Klopp surprizon jo pak me deklaratat e tij. Fituesi i freskët i Superkupës së Europës në stolin e Liverpoolit ka paralajmëruar largimin e tij nga futbolli pas 2 apo 3 vitesh. Edhe pse ka vetëm pak kohë që ka mbushur 52-vjeç, Klopp në një intervistë për gazetën prestigjoze gjermane Bild ka theksuar se në futboll nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. “ Në rradhë të parë shpresoj që gjithçka të më shkojë po kaq mirë sa tani. Pas 2-3 vitesh do të shohim, gjithçka është e mundur madje edhe tërheqja ime. Nuk e di nëse do të ndodhë vërtetë por po e them që tani që në rast se diçka e tillë ndodh, të mos habitet askush”. Fjalë këto të Jurgen Klopp sdo t’i kenë pëlqyer tifozëve të Liverpoolit por edhe atyre të kombëtares gjermane që shpresojnë ta shohin një ditë trajnerin në stolin e Die Manschaft.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...