Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klopp i hapur për merkaton: Nuk u mbyll dyert

Trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, nuk mbyll dyert për ndonjë afrim të mundshëm në janar. Megjithëse ekipi i tij gjendet në vendin e parë të Premier League-s, me 4 pikë avantazh nga Manchester City i vendit të dytë, gjermani mund të synojë të përforcojë akoma më shumë skuadrën e tij. Shembulli më i mirë është afrimi i Virgil Van Dijk sezonin e kaluar për 75 milionë paundë, një pikë kyçe e “Reds” që nga mbërritja e tij në klub. Gjithsesi, Klopp insiston se do të ketë blerje, vetëm nëse ai e shikon të nevojshme.

“I mbaj dyert e hapura, sepse asnjëherë nuk i dihet se çfarë ndodh. Jam shumë i lumtur me ekipin që kemi aktualisht. Kemi shumë ndeshje për të luajtur dhe për sa kohë shfaqim paraqitje të mira, çdo gjë është në rregull. Nëse diçka ndryshon në mënyrë drastike, atëherë sigurisht që do të vëzhgojmë rreth e rrotull”.

Deri më tani, Liverpool ka pësuar vetëm 7 gola në 18 takime të Premier League-s, duke mos humbur asnjë. Mbrojtja ka qenë shpesh problem për skuadrën e Klopp vitet e kaluara, por tashmë gjithçka duket në rrugën e duhur, me synimin kryesor që është rikthimi i titullit në “Anfield” pas më shumë se 28 vitesh.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...