Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Klopp i jep lamtumirën futbollistit: Largohet nga skuadra si legjendë e Liverpool!

Ashtu siç edhe pritej e ishte përfolur prej kohësh, Divock Origi nuk do të jetë pjesë e Liverpool në sezonin e ardhshëm teksa për sulmuesin belg ka një interes të lartë nga ana e Milanit. Sulmuesi ka luajtur me “pikatore” për shkak të konkurrencës në organikën e skuadrës së drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp, edhe pse sa herë i është dhënë mundësia ia ka dalë të nxjerrë skuadrën nga telashet me gola vendimtarë. Jo më kot, tekniku gjerman e konsideron Origin një legjendë të Liverpool, ndërsa u shpreh se 27-vjeçari do të bëjë mirë kudo që të transferohet.

“Pres që në ndeshjen e fundit të kampionatit, Origi të marrë një mbështetje të ngrohtë nga publiku i Old Trafford. Ai për mua është një legjendë e Liverpool, një nga lojtarët më të rëndësishëm që kam pasur. Mund të duket e çuditshme nisur nga numri i ndeshjeve që ka luajtur, por ka qenë një kënaqësi e madhe të punoja me të.

Ende nuk ka mbaruar, kemi edhe një ndeshje të fundit. Origi meriton më të mirat dhe kudo të shkojë do të jetë 100% i suksesshëm. Është një lojtar dhe djalosh i jashtëzakonshëm dhe të gjithë në skuadër e duan shumë. Kur mendoj për Origin më vijnë në mendje gola të rëndësishëm, por edhe dëmtime të shumta. Por, ai mbetet një legjendë e Liverpool”, u shpreh Klopp.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...