Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Klopp: I lumtur me përvojën time në Liverpool, nuk mund të kisha bërë më shumë

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes së fundit në krye të Liverpool-it, trajneri Jurgen Klopp u kujtoi përvojën e tij në krye të “The Reds”, teksa u shpreh se nuk mund të kishte bërë më shumë.

Gjermani theksoi se për mediet që e di që kanë pasur mundësi për të fituar edhe më, por shtoi se kaq mundi.

“Jam absolutisht mirë. E di që mund të kishim fituar më shumë, por nuk mund ta ndryshoj më situatën. Ne mund të kishim fituar edhe më pak, kjo është gjithashtu e mundur që të mos bëhesh kampion me një pike, ndonëse nuk është një përvojë e mirë”-tha fillimisht ai.

Më tej, Klopp u shpreh se edhe Champions-in mund ta kishin fituar më shumë, por nuk harroi të thotë se edhe arritja në finalen e këtij kompeticioni nuk është pak.

Lexo edhe:

“Mund të kishim fituar më shumë Champions League. Megjithatë arritja tre herë në finalen e Champions League është një e jashtëzakonshme. Të jesh mjaft i guximshëm dhe të përpiqesh edhe një herë aq shumë sa bëmë ne është vërtet guxim”-vijoi tekniku i “The Reds”.

Si përfundim, trajneri shumë i dashur nga tifozët e Liverpool ritheksoi se nuk do të ishte i lumtur nëse do të mendonte se mund të bënte më shumë.

“E kam thënë edhe më parë, nuk do të isha i lumtur nëse do të mendoja se mund të bëja më shumë. Nuk mundem. Nuk mund të kisha bërë më shumë. A mund të kisha bërë më mirë? Unë? Jo. A mund të kishte bërë dikush tjetër më mirë? Ndoshta është e mundur, por në atë situatë, jo”-mbylli fjalën e tij Jurgen Klopp.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...