Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Klopp i lumtur pas kualifikimit në FA Cup: Ai djalë nuk është si të tjerët!

Liverpool siguroi kualifikimin në FA Cup pasi triumfoi përballw Wolverhampton me rezultatin minimal 1-0. Harvey Elliott ishte vendimtar me golin e tij në pjesën e parë, teksa sfida e para në Anfield midis dy skuadrave kishte përfunduar në barazim me rezultatin 2-2.

Për trajnerin Jurgen Klopp triumfi dhe kualifikimi në raundin tjetër në FA Cup ishte një reagim i mirë pas disfatës në Premier League nga Brighton me rezultatin 3-0.

“Të gjithë reaguan dhe për mua ishte reagimi që doja të shihja. Ishte një ndeshje komplet ndryshe nga ajo e fundit. Jam vërtet i lumtur për këtë. Gjithashtu edhe performanca individuale e lojtarve ishte e mirë. I thashë djemve pas ndeshjes se kjo është ndjesia kur luan mirë dhe fiton. Prandaj jemi mjaft të lumtur.

Ne donim të shkonim në raundin tjetër dhe ne treguan një reagim të mirë që gjërat janë të mundshme për t’u arritur. Ishim kompakt dhe zhvilluam një ndeshje të mirë të gjithë së bashku. Pastaj shënuam një gol të jashtëzakonshëm me Elliott. Për mua ai djalë ka diçka të veçantë që nuk e kanë shumë njerëz, në momentin e golit nuk e prisja atë goditje nga ana e tij”, u shpreh Klopp.

Sfida e rradhës për Liverpool do të jetë në Premier League përballë Chelsea ndërsa më pas të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp do të përballen në FA Cup me Brighton.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...