Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klopp i mahnitur nga lojtari i United: Po luan futboll të jashtëzakonshëm

Në Angli, por jo vetëm, po e presin me padurim supersfidën Liverpool-Manchester United. Dy skuadrat historike të Premier League, do të përballen mes tyre në mitikun “Anfield” të dielën, përballje që do të transmetohet në SuperSport 2 (17:30).

“The Reds” kërkojnë pikët maksimale për objektivin Champions League, por nuk do e kenë të thjeshtë përballë një United që po “fluturon”. Jurgen Klopp e cilësoi si ndeshjen që shijon më shumë.

E vlerësoj shumë këtë ndeshje. Dueli ndaj United është ai që më pëlqen më shumë se të gjithë. Zbavitem shumë. Në jetë ka shumë gjëra më të rëndësishme se sa futbolli. Por, kur luhen ndeshje si Liverpool-United të gjithë japim diçka më shumë.

LEXO EDHE:

  1. Të shtëna dhe mesazh kërcënues për Messin më Argjentinë
  2. Edi Reja rikthehet në pankinë, firmos me klubin e njohur slloven
  3. Commisso tallet me Juven: Tani kemi dy sulmues dhe 70 milionë euro më shumë
  4. Interi përgatit revolucionin, vetëm 7 lojtarë të sigurt për sezonin e ri

E gjithë bota do ta shikojë ndeshjen. Edhe unë do të bëja të njëjtën gjë po të mos isha këtu”, shprehet Klopp, i cili thur elozhe edhe për një kundërshtar. “Kur je trajneri i Liverpoolit, është e rrallë të jesh i lumtur për diçka në lidhje me United.

Por, unë jam i kënaqur me atë që po bën Marcus Rashford. Ai po luan në mënyrë të jashtëzakonshme prej dy muajsh”, deklaroi gjermani në lidhje me sulmuesin anglez të skuadrës së Ten Hag.

25-vjeçari është arma plus e United në këtë sezon. Rashford numëron 25 gola dhe 9 asiste në të gjithë kompeticionet me skuadrën e tij të zemrës. Të dielën do të synojë të ndëshkojë Liverpoolin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...