Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Klopp ka një ëndërr, do Championsin me Liverpoolin

Ende nuk e shpreh sepse ende nuk ka ardhur momenti, por Jurgen Klopp e ka një ëndërr, dëshira e tij është fitojë Champions League me Liverpolin, trofeun që humbi në atë finale të 2013-ës përballë Bayernit të Mynihut, asokohe tekniku drejtonte Borussia Dortmund. Në një intervistë të dhënë, Klopp deklaroi se në moshën e Jup Heynkes, teknikut të bavarezëve ai nuk do të jetë duke stërvitur ndonjë skuadër, teksa e vlerëson maksimum punën e tij.

Përsa i përket të ardhmes, numri një i stolit të The Reds u shpreh, se pas aventurës së tij në Angli i ka premtuar familjes se për një kohë të gjatë ai do të qëndrojë pushim, në mënyrë që të rikuperojë kohën e humbur. Ndër të tjera gjermani nuk e mohoi faktin se do ti pëlqentë që një ditë të rikthehej te Dortmundi, aty ku kaluar një peridhë fantastike, por jo në rolin e trajnerit.

Liverpooli është duke u përgatiur për takimin gjysmëfinal të Champions Leagues, përballë Romës, me një synim të qartë për të shkuar në finale, aty ,ku Klopp dëshiron të ketë përballë Bayernin, shansi i artë për t’u hakmarrë për atë finale të humbur në 2013-ëN kundër bavarezëve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...