Angli

Klopp: Kemi bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe ashtu do e mbyllim

Liverpool siguroi tri pikë të arta në “St.Mary Stadium” përballë Southampton duke çuar në një pikë diferencën me Manchester City-n, një javë përpara mbylljes së edicionit. Në garë për titullin kampion, “The Reds” të cilët shfrytëzuan në maksimum hapin fals të City-t në fundjavë përballë West Ham, me skuadrën e Gurdiola-s që nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2.

Gjithsesi, mbrëmjen e të martës asgjë nuk ishte e lehtë për Klopp dhe Liverpool, pasi trajneri u detyrua të ndryshonte shumë gjëra në formacion dhe fitorja erdhi me përmbysje për më tepër. Pas sfidë, trajneri gjerman u shpreh i lumtur dhe së bashku me skuadrën do të besojë deri në fund te titulli kampion.

“Ne nuk dorëzohemi kurrë dhe këtë do të bëjmë edhe javën e fundit. Do të luajmë në shtëpi dhe atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme. Natyrisht, jemi të vetëdijshëm që jo gjithçka është në dorën tonë, por ne do të bëjmë maksimumin dhe do të bëjmë detyrën, do të futemi në ndeshjen e fundit vetëm për tre pikët. Futbolli është një lojë e ndërlikuar, thjeshtë duhet të përqendrohesh te skuadra jote, jo të shohësh të tjerët. Më besoni, nuk po flas sikur Wolves, kundërshtari ynë në ndeshjen e radhës të mos ekzistojë, i respektoj në maksimum dhe e di shumë mirë që asgjë nuk do të jetë e lehtë. Kemi bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe të jashtëzakonshëm do ta mbyllim. Deri në sfidën e fundit le të shijojmë këtë ndjesi, prandaj ky sport është i veçantë” – u shpreh Klopp

Të dielën, më 22 maj në orën 17:00, Premier League do të luajë “aktin” e fundit të këtij edicioni dhe titulli kampion do të vendoset në 90 minutat finale. Manchester City do të luajë ndaj Aston Villa-s në shtëpi, ashtu si Liverpool që do të përballet ndaj Wolves. Tifozët e Liverpool kanë filluar të shpresojnë te legjenda e tyre, Steven Gerrard, i cili të dielën do të jetë kundërshtari i Guardiolës dhe ish kapiteni i “The Reds” në një farë mënyre ka në dorë fatet e titullit kampion, jo vetëm të këtij sezoni, por edhe të skuadrës së tij të zemrës.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency