Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Klopp kundër shpenzimeve të mëdha, por harron që…!

Jurgen Klopp kundër shpenzimeve stratosferike. Trajneri i Liverpoolit ka shprehur hapur mosdakordësinë e tij në lidhje me shumat marramendëse që harxhojnë klube të ndryshme gjatë merkatos verore. Gjermani është treguar i drejtpërdrejtë duke drejtuar gishtin ndaj ekipeve si Reali i Madridit, Barcelona, PSG dhe Manchester City, të cilët duket se nga rregullat e fair play-t financiar nuk tremben aspak. Klopp u shpreh se nuk dëshiron të flasë shumë rreth merkatos që bëjnë këto klube, por shprehu habi për shpenzimet që kryejnë. Ndërkohë më pas numri një i stolit të The Reds, shtoi se tek Liverpooli të tilla shpenzime nuk mund të bëhen dhe madje nëse ndodh duhet menduar mirë.

Në fakt Liverpooli është pjesë e këtyre klubeve që ka shpenzuar shuma të majme në merkato, pasi transferimet i Allison, Fabinhos, Keitas dhe Shaqirit i kushtuan plot 200 milionë euro klubit, por për këtë pjesë Klopp deklaroi disi edhe me humor se kanë ende fatura për të paguar, por suksesi në Champions i ka ndihmuar jo pak financat e Liverpoolit. Deri më tani The Reds kanë qëndruar në hije duke mos realizuar asnjë goditje të bujshme ne merkato.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...