Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Klopp kurioz për shpenzimet e Chelsea-t: Nuk flas pa praninë e avokatit!

Chelsea ishte padyshim “mbretëresha” e merkatos dimërore me “Blutë e Londrës” që shpenzuan shuma marramendëse për të transferuar në Stamford Bridge emra si Enzo Fernandez, Joao Felix, Mykhailo Mudryk apo edhe talentin e mbrojtjes Badiashile. Të gjitha këto transferime i bëjnë shumë përshtypje trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp i cili së fundmi shprehet se nuk mund të thotë atë që mendon rreth shpenzimeve të Chelsea-t pa praninë e avokatit.

“Transferimet e Chelseat sigurisht që më bëjnë përshtypje, por nuk do të flas asgjë pa praninë e avokatit. Këtë pjesë të biznesit nuk e kuptoj, këtu po flasim për shifra të mëdha. Janë lojtarë të shkëlqyer ata që ka transferuar Chelsea dhe unë i uroj për këtë.

Por, ajo që nuk kuptoj është fakti se si është e mundur që të transferohen të gjithë këto emra, megjithatë nuk është në përgjegjësinë time të shpjegoj shpenzimet e klubeve të tjera.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...