Premier League

Klopp: Më pëlqeu si u mbrojtëm ndaj Arsenalit, zona Champions mision i vështirë

Një dopietë e Diogo Jotës dhe një gol i Mhamed Salah në ndeshjen e tij të 150 në kampionatin anglez, bënë që Liverpool të triumfonte me rezultatin e pastër 0-3 në “Emirates Stadium” përballë Arsenalit dhe të rikthehej fuqishëm në garë për një vend në zonën Champions.

Megjithatë trajneri gjerman i “the reds”, Jurgen Klopp nuk është ende i qetë dhe pranoi në konferencën për shtyp se do t’u duhet të djersijnë shumë për të arritur objektivin e vetëm të mbetur këtë sezon në kampionat.

“Ishte një fitore e bukur, pas një ndeshjeje të dominuar, megjithatë gara për zonën Champions është ende shumë e vështirë, pasi nuk është vetëm Chelsea, por edhe skuadra si West Ham, Everton e Tottenham. Do të na duhet të djersijmë shumë deri në fund, pasi nuk mund të pranojmë dështim në këtë mision”, deklaroi Klopp.

Liverpool ka vuajtur jo pak gjatë pjesës së parë të sezonit, duke lënë shumë pikë, por duket se së fundi ka rigjetur qetësinë në repartin e prapavijës, ndërsa Klopp pranon se nëse skuadra do të mbrojë gjithmonë si ndaj Arsenalit, do të arrijë gjithmonë rezultate pozitive.

“Më pëlqeu shumë mënyra se si mbrojtëm mbrëmë. Nëse bëjmë këtë gjë gjithmonë, atëherë do të jetë e vështirë që të na mposhtë ndonjë kundërshtar. Skuadra ishte rreshtuar mirë dhe nuk i dhamë asnjë mundësi Arsenalit që të na vërë në vështirësi”, u shpreh trajneri gjerman.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency