Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gjermani

Klopp merr ofertë nga federata gjermane, Liverpool e ka gati zëvendësuesin e trajnerit

Në rast se Jurgen Klopp do të pranojë ofertën e Federatës Gjermane të Futbollit për të marrë drejtimin e Kombëtares, Liverpool e ka gati zëvendësuesin e tij.

Mediet britanike raportojnë se trajneri që duket se ka profilin ideal për të marrë drejtimin e “The Reds” është kreu i stolit të Bayer Leverkusen, Xabi Alonso.

Lexo edhe:

Trajneri spanjoll ka përfshirë një opsion në kontratën e tij me klubin e Bundesligës, i cili i lejon atij të ndërpresë marrëveshjen në çdo moment në rast të një telefonate nga “Anfield”.

Me kontratë me Liverpool që zgjat deri në vitin 2026, Klopp mbetet zgjedhja e parë e drejtuesve gjermanë, por për momentin rikthimi i tij në Gjermani duket shumë i pamundur, jo vetëm për arsye rreptësisht ekonomike.

Vetë trajneri gjerman nuk duket i gatshëm të pranojë drejtimin e kombëtares së tij, duke u larguar nga Liverpool gjatë sezonit aktual, skuadër të cilën e drejton që nga viti 2015 dhe me të cilin sapo është kthyer nga një sezon i pasuksesshëm, që e la jashtë zonës së Champions League.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Futboll

Neymar e ka përjetuar shumë keq rënien e Santosit në divizionin e dytë të futbollit brazilian, njësoj si gjithë tifozët e skuadra historike. Sulmuesi...