Champions League

Klopp “mëson” si fitohen finalet, Liverpooli zë fronin e Europës

Liverpooli nuk mund të gabonte dy herë radhazi dhe mbrëmjen e sotme ia ka dalë të zërë fronin e Europës, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në finalen e Ligës së Kampionëve, në stadiumin “Wanda Metropolitana” të Madridit.

Pas një ceremonie spektakolare, që zgjati rreth 15 minuta, por edhe pas një minute heshtje në nder të futbollistit spanjoll jose Antonio Reyes, i cili humbi jetën mesditën e sotme në një aksident automobilistik, ndeshja finale filloi menjëherë vrullshëm.

Kjo pas që në minutën e parë, Liverpooli fitoi një 11-metërsh, me Sadio Mane që shfrytëzoi pakujdesinë e mesfushorit të Tottenhamit, Sissoko, për të çuar topin në duart e tij, ndërsa Skomina nuk pati dyshime për vendimin.

Nga pika e bardhë shkoi Muhamed Salah, i cili përballë portierit Hugo Lloris, u tregua shumë i saktë dhe kaloi “the reds” në avantazh. Ky gol bëri që ndeshja të binte “në ujëra të qeta”, me dy skuadrat që më shumë sesa sulmonin, kujdeseshin të mos pësojnë.

Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, kur trajneri i Tottenhamit, Maurizio Pocchettino kreu dy ndërrime dhe hodhi “Spurs”-at në sulm, në kërkim të golit të barazimit. Megjithatë mbrojtja e Liverpoolit dhe portieri Alisson, ishin në lartësinë e duhur dhe nuk lejuan prekjen e rrjetës së portës.

Vetëm 3 minuta nga fundi, ishte sulmuesi belg i Liverpoolit, Divock Origi, i cili pasi mori një top në zonë, gjuajti bukur në cepin e portës dhe mposhti për herë të dytë portierin francez Hugo Lloris.

Në minutat në vijim, Tottenham bëri edhe disa tentativa të dëshpëruara për të rihapur takimin, por pa sukses, ndërsa vërshëllima finale e sllovenit Damir Skomina, bëri që të shpërthejë festa e kuqe në stadiumin madrilen.

Vlen të theksohet se Liverpooli ishte në finalen e Ligës së kampionëve edhe sezonin e kaluar, por humbi përballë Realit të Madridit me rezultatin 3-1. Edhe trajneri i “The reds”, Jurgen Klopp deklaroi para ndeshjes se kishte humbur 6 finale në karrierën e tij dhe se ishte në kërkim të recetës së suksesit, të cilën duket se e gjeti mbrëmjen e sotme.

Ndryshe nga herët e tjera, mbrëmjen e sotme Liverpooli bëri një ndeshje shumë më pak spektakolare dhe mjaft të kujdesshme në prapavijë, duke menaxhuar avantazhin e shpejtë dhe duke i dhënë shumë pak mundësi Tottenhamit.

Ky është titulli i 6 i Ligës së Kampionëve për Liverpoolin, që vjen plot 14 vite pas atij të fituar në 2005-ën në Stamboll, pas një finaleje dramatike përballë Milanit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency