Liverpool mori goditjen e radhës, pasi në “Anfield” u mposht thellë nga Real Madrid (2-5) në Champions League.
Lexo edhe:
- Futbollisti i parë shqiptar në radhët e Zvicrës, rrëfimi i Ramës: Edhe unë do e bëja shqiponjën
- FOTO/ Numëron vetëm 8 paraqitje këtë sezon, Arsenal rinovon me mesfushorin
- Ngec rinovimi me Realin, ofertë 120 milionë euro nga Arabia Saudite për Benzema!
- Barça-Gate, klubet e La Liga-s kërkojnë shpjegime
Por, pavarësisht humbjes apo rezultatit të thellë, Klopp beson te kualifikimi, me trajnerin gjerman që pranon mbrëmjen e dobët, por nuk dëshiron të dorëzohet.
“E nisëm në mënyrë të shkëlqyer, kishim gjithçka që donim, u ndjemë mirë, shënuam dy gola dhe atmosfera ishte e jashtëzakonshme. Më pas ata shënuan çdo gjë u shkatërrua. Goli i dytë i tyre ishte një shuplakë, duhet ta pranojmë, por pas pjesës së parë kam pasur ende ndjenja shumë pozitive. Kjo ishte një goditje e vërtetë. Ne humbëm shumë topa në momentet e gabuara, nuk mbaj mend një pasim për Nunez në pjesën e dytë. Në fund ua thashë djemve se ishte një goditje e madhe, por një humbje është më e thellë nëse ne nuk mësojmë prej saj. Ne do të mësojmë dhe do të përpiqemi përsëri, ne ende duam të fitojmë në Madrid dhe të kualifikohemi.” – përfundoi Klopp.
