Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Klopp: Na kishte marrë malli për fitore, Salah më pëlqeu më shumë pas golave

Liverpooli po vuan këtë sezon në Premier League, por në “Anfield” shpresojnë se fitorja 1-2 ndaj Tottenhamit të jetë pika e kthesës. Momo Salah realizoi dy gola të bukur, duke reaguar në mënyrën më të mirë ndaj kritikave të kohëve të fundit.

Jurgen Klopp ndihet i çliruar, pasi ekipi i tij u rikthye te fitorja pas dy humbjeve në kampionat, dhe këtë e bëri ndaj një skuadre të fortë si ajo e Antonio Contes. Trajneri gjerman vlerësoi edhe yllin e sulmit, jo vetëm për dy golat e realizuar në Londër.

 

Kemi luajtur një pjesë të parë jashtëzakonisht të mirë dhe në të dytën kemi bërë shumë mirë, pasi vijuam të luftojmë fort. Në pjesën e parë ishim ekipi më i mirë në fushë, kontrolluam lojën dhe shënuam dy gola të mrekullueshëm, dy gola të klasit botëror. Më pas e dinim se Tottenhami do të reagonte.

Çfarë çlirimi! Kishte kaluar një kohë e gjatë që nga fitorja jonë e fundit në kampionat, kështu që tani ndihemi më të lehtësuar. Salah? Edhe pse e ka nisur sezonin me marsh të ulët, Momo është sulmuesi që është përfshirë më shumë në rastet për gol në Europë, por fatkeqësisht ai dhe ne nuk kemi shënuar aq shumë.

 

Një gjë e tillë i ndodh një sulmuesi, është një periudhë normale, por kur kthen kokën pas dhe sheh pesë apo gjashtë vitet e fundit të tij, di të them se të gjithë do e mbajnë mend si një nga sulmuesit më të jashtëzakonshëm, pasi statistikat e tij janë të çmendura.

E dini çfarë më pëlqeu më shumë ndaj Tottenhamit? Pasi shënoi dy golat, Momo luftoi si një lojtar i vërtetë skuadre, por sigurisht që një gjë e tillë nuk më surprizoi. Ai na ndihmoi në mbrojtje, zhvilloi një performancë madhështore dhe tregoi një qëndrim të jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur për të”, deklaroi Klopp.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...