Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klopp: Ndaj Tottenhamit si duel Championsi, ata kanë dy pika të forta

Tottenham-Liverpool është një nga sfidat më të bukura të javës së 14-të në Premier League. Dueli mes dy ndër ekipeve më të mira në ishull, është programuar të luhet të dielën (17:30), takim që do të transmetohet në SuperSport 2.

Jurgen Klopp ka një respekt të madh për skuadrën e Antonio Contes. Në prononcimin për shtypin, tekniku i Liverpoolit – që numëron 10 pikë më pak dhe një ndeshje më pak se Spurs – analizoi përballjen e fortë ndaj “Gjelave”, sfidë të cilën e cilëson si një duel Champions League.

Asnjëherë nuk është një moment i mirë për t’u ndeshur me Tottenhamin. Nuk e shoh renditjen, nuk ia kam idenë sesa pikë jemi pas tyre, por di të them se do të jetë një test i vështirë. Ata janë të organizuar mirë në mbrojtje dhe shumë të fortë në kundërsulm.

Në ndeshjet e fundit kanë shënuar shumë gola në minutat e fundit. Jemi përgatitur të sfidojmë një kundërshtar të fortë. Na pret një ndeshje e komplikuar, do të jetë si një përballje Champions League”, deklaroi trajneri i “The Reds”.

Liverpooli nuk e ka nisur mirë sezonin në Premier League. Pas javës së 12-të, ekipi i Klopp renditet në vendin e nëntë me 16 pikë, 15 më pak se Arsenali kryesues, ndërkohë që nuk humbet në Londër ndaj Tottenhamit që prej 22 tetorit të vitit 2017 (4-1).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...