Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klopp optimist për rinovimin me Salah: Duhet kohë, por jemi në rrugë të mbarë

Jurgen Klopp ka besimin se Mohamed Salah do të rinovojë kontratën me Liverpool. Ylli egjiptian është futur në 18-muajt e fundit të kontratës me The Reds, megjithatë tekniku gjerman ka një ndjesi pozitive se sulmuesi do të qëndrojë në Anfield.

Së fundmi, Klopp është shprehur se do të duhet ende kohë, megjithatë e rëndësishme sipas tij është se fansat e skuadrës kanë besim dhe nuk janë nervoz, ndryshe nga media e cila këmbëngul gjithnjë në këtë temë.

“Të dyja palët kërkojnë të vazhdojnë bashkëpunimin, ne duam shumë që Salah të qëndrojë me Liverpool-in. Në këtë pikë jemi, por këto gjëra duan kohën e tyre dhe unë nuk mund ta ndryshoj këtë. Por, mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe jam shumë pozitiv në lidhje me rinovimin.

E di dhe është e sigurt se fansat tonë nuk janë nervozë për këtë temë, ndryshe nga media ata e njohin klubin dhe njerëzit që punojnë këtu”, u shpreh Klopp.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...