Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klopp: Salah ka drejtë, nuk ka arsye ta ulim kokën

Jurgen Klopp, trajner i Liverpoolit, u pyet në lidhje me reagimin e sulmuesit egjiptian, Mohamed Salah, i cili pranoi se ishte “i shkatërruar” dhe tha se nuk kishte “asnjë justifikim” për dështimin në Champions.

“Është krejtësisht normale. Ishte një përshkrim normal i asaj që po ndjeja. Ai ka të drejtë, kjo nuk është koha më e mirë për mesazhe optimizmi. Por sot e pashë në kafene dhe po buzëqeshte. Nuk e di pse, nuk pyeta, por isha në humor të mirë”, reagoi Klopp.

“Ne e dimë që kjo nuk do të ishte një kohë e mirë për ne. Dhe në këtë rrugë gjithmonë kemi thënë se nuk jemi aspak të lumtur. Bëmë gabime dhe nuk ishim në gjendje të reagonim, se nuk ishim mjaftueshëm konsistentë.”

Trajneri gjermani, gjithsesi sheh dhe nota pozitive në sezonin e Liverpoolit.

Lexo edhe:

“Në dhomat e zhveshjes është një atmosferë e mirë, mësuam të përballemi me dështimet, nuk pati ndarje mes trajnerit dhe lojtarëve, as nuk ia drejtuam gishtin askujt. Nëse nuk kualifikoheshim në Champions League, më e mira që mund të arrinim do të ishte vendi i 5-të dhe këtë bëmë. Nëse do të më pyesnit dhjetë ndeshje më parë nëse do të ishte e mundur, do të përgjigjesha jo.

Por lojtarët u përgjigjën mirë dhe nuk ishte për shkak të dhjetë ndeshjeve të fundit që ne përfunduam në vendin e 5-të, por për shkak të mungesës së qëndrueshmërisë që kishim më parë.

Po, kemi bërë autokritikë, por nuk ka arsye të ulim kokën dhe të qëndrojmë kështu deri në fillim të sezonit të ardhshëm. Marr shumë sinjale të mira dhe kjo është ajo që do të çoj në sezonin e ardhshëm”, përfundoi Klopp.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...