Champions League

Klopp sheh përpara: Prenotoni hotelet në Stamboll, do të jemi atje vitin e ardhshëm

Në harkun e 5 sezoneve, Liverpooli ka arritur tre herë në finalen e Ligës së Kampionëve, ka fituar një dhe ka humbur dy të tjerat përballë Realit të Madridit. Disfata më e fundit ishte ajo e Parisit, pas të cilës trajneri Jurgen Klopp pranon se ishte shumë e vështirë për t’u përtypur.

“Në dhomat e zhveshjes askush nuk flet për një sezon të suksesshëm, por mendoj se bëmë një ndeshje mjaft të mirë. Nuk ishim perfektë, por dominuam dhe krijuam shumë raste, ndonëse na mungoi qartësia dhe na penalizoi forma e shkëlqyer e Courtois. Më pas u ndëshkuam nga një rivënie anësore, ku Valverde provoi gjuajtjen dhe Vinicius ishte aty për të shtyrë topin në rrjetë. Megjithatë jam i bindur që do të jemi sërish në finale, pasi kam një ekip shumë konkurrues. Ku luhet sezonin e ardhshëm? Ok, prenotoni hotelet për në Stamboll, pasi do të jemi atje. Kam një skuadër shumë konkurruese dhe e them me bindje”, deklaroi Klopp.

Eventet Sportive në SuperSport

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency