Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klopp shpërthen ndaj gazetarit: Mendon se s’kemi ku t’i çojmë paratë?

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është irrituar këtë të premte në konferencën për shtypin në kuadër të ndeshjes me Brighton, që do të zhvillohet në orën 15:00, këtë të shtunë, në kuadër të xhiros së 20-të të Premier League-s, kur u pyet se pse “The Reds” nuk por ndërhyjnë në merkato për të zgjidhur problemet e shumta që janë shfaqur në fazën e avancuar.

“Kam dhënë gjashtë mijë konferenca këtu, në Liverpool, dhe jam i sigurt se keni qenë pothuajse në të gjitha. Mund të shkruani çfarë të doni, por sot vetëm regjistrojeni çfarë do të them. Tani duhet të tregoj historinë e parave? Seriozisht? A duhet ta them përsëri këtë? Pra, ne kemi para pa fund, por nuk i blejmë lojtarët edhe kur ata janë në dispozicion? Kështu mendon për mua? Pas gjithë këtyre viteve? Ti je këtu dhe më pyet diçka për të cilën e di përgjigjen”, – ka reaguar me ashpërsi trajneri gjerman.

Klopp, të cilit iu vu në dispozicion në janar holandezi Cody Gakpo, përjashtoi mundësinë e afrimit të më shumë lojtarëve në këtë dritare merkatoje.

“Kjo është situata dhe të gjitha problemet nuk mund të zgjidhen në një dritare tregu. Vetëm në botën e ëndrrave mund të blesh lojtarë pa kufizime. Nuk është se kemi aq shumë para sa nuk dimë çfarë të bëjmë me to. Kemi katër sulmues të lënduar për momentin. Nëse blejmë një tjetër, kur të kthehen të lënduarit do të kemi shtatë sulmues. Nuk do të ishte e mundur as t’i përfshinim në listën e Champions League, ndaj nuk është aq e lehtë”, përfundoi ai.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...