Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klopp si psikolog: Më pëlqeu gabimi i Alisson, por më shumë si reagoi

Në jetë mund të gabohet, e rëndësishme është t’i shohësh anën e mirë gjërave. E ndoshta njeriu i duhur për këtë është Jürgen Klopp. Tranjeri i Liverpoolit kërkon të çdramatizojë situatën, edhe në momentet më të këqija. Vetë lojtarët duket se e admirojnë intuitën e trajnerit të tyre, i cili është në gjendje të ulë tensionin dhe të zhdukë mendimet negative me veprime shumë të kujdesshme. Pas gafës së Alisson në ndeshjen kundër Leicester, Klopp u pyet nëse ishte i shqetësuar, pas përvojave të hidhura me Karius e Mignolet më parë.

“Nëse më lejoni të jem i sinqertë, jam shumë i kënaqur nga ai gabim. Pas “sombreros” që i bëri Knockaert, të gjithë prisnin gabimin e parë që do të bënte, në mënyrë që ta sulmonin. Ishte gabim i rëndë, por më pëlqeu se si reagoi”.

Në praktikë, Klopp ka të drejtë. Pas gafës që bëri, portieri e vazhdoi ndeshjen mirë, duke mos pasur ndonjë efekt psikologjik, që mund të ndikonte akoma më keq. Ndërkohë, pas 4 ndeshjeve të para në kampionat, Liverpooli është në vend të parë me pikë të plota, së bashku me Chelsean e Maurizio Sarrit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...