Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klopp: Solskjaer më ka impresionuar, por duam 3 pikët!

Jurgen Klopp beson te Liverpooli i tij. Pavarsisht formës shumë të mirë që po kalon Manchester United që nga mbrritja e Solskjaer, trajneri gjerman i The Reds beson te triumfi i të tijëve të dielën në supersfidën e Old Trafford. Një sukses që nëse arrihet do ta shkëputë sërish Liverpoolin me 3 pikë avantazh ndaj City-t të Guardiolës.

Na pret një sfidë e vështirë përballë një kundërshtari po të tillë. Do të zbresim në fushë me synimin për t’i siguruar vetes pikët që kërkojmë. Edhe pse është një ndeshje që mbart shumë histori, dua ta mbaj të qetë ambientin pa krijuar dhe ushtruar presion, edhe pse jemi në një moment shumë deçiziv. Do të japim maksimumin tonë nëse është e munduar edhe më shumë se aq. Kaq duhet të kemi parasysh për këtë ndeshje.

Trajneri gjerman mirëpert në skuadër rikthimin e Virgil Van Dijk me mbrojtesin që qëndroi jashtë për sfidën e Championsit ndaj Bayernit.

“Edhe pse mungesa e tij është e konsiderueshme ndaj Bayernit funksionuam mirë në mbrojtje duke shfaqur unitet, duke treguar se mund tja lehtësojme punën Van Dijk  apo edhe Fabinhos. Duhet të theksoj se Jordan Henderson po bën një punë shumë të mirë duke evidentuar akoma më shumë performacën e Van dijk. Gjërat duhen thënë dhe duhen dhënë meritat secilit, gjithsesi shërbimet e Van Dijk janë të çmuara për ne,ndaj është shumë i rëndësishëm rikthimi i tij.

Mës pas referuar gjëndjes fizike të  skuadrës që është shënjuar  me disa dëmtime të rëndësishme, Klopp zbulon më shumë për formacionin që mendon të zbresë në fushë.

“Dejan Lovren, Joe Gomez dhe Chamberlain vijojnë të jenë të dëmtuar, pjesa tjetër e skuadrës është e gjitha duke u stërvitur. Shpresojmë të mos kemi surpriza dhe të jemi në gjendje të mirë këtë fundjavë”.

 Në fund trajneri gjerman rezervon një koment shumë pozitiv edhe për teknikun e rivalëve Ole Gunnar Solskjaer.

“E them me bindje se rezultatet e Solskjaer si një trajner që emërohet në mes të sezonit janë fantastike, ndoshta nga më të mirat.  Ecuria e Manchester United me uljen e tij në stol ka treguar një rritje progresive në rezultate pozitive. Ne nuk jemi magjistarë por potenciali i këtij United po shfaqet vërtetë i tillë me Solskajer. Jam shumë i lumtur për arritjet e tij dhe potencialin që po shfaq edhe pse nuk është një lajm i mirë për ne. Sosklajer ka qënë nxënës i Alex Ferguson dhe po rezulton vërtet i tillë. Gëzon respektin tim më të madh”.

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...