Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Klopp tek Juventusi? Gjermani kushton “qimet e kokës”

Largimi i Massimiliano Allegrit nga Juventusi ka vënë në lëvizje drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” për të nisur kërkimet për zëvendësuesit e tij.

Gjatë këtyre ditëve, në medie janë përmendur emrat e disa trajnerëve, si kandidatë të mundshëm për të marrë drejtimin e kampionëve të Italisë. Endrra e Agnellit, mbetet Guardiola, ndërsa në orët e fundit, është shfaqur edhe emri i Jurgen Klopp.

Por, për bardhezinjtë nuk do të jetë aspak e lehtë për të arritur te trajneri gjerman, i cili duket se ndihet shumë mirë te Liverpooli, e për më tepër ka mbështetjen e një pjese të mirë të drejtuesve të klubit dhe tifozëve të “The Reds”.

Por, pavarësisht kësaj, Juventusi ka mundësi që të tentojë sjelljen e Jurgen Klopp në Torino, duke i siguruar pagën prej 8 milionë eurosh në sezon që gjermani e përfiton në “Anfield”, si dhe duke paguar klauzolën e largimit nga klubi anglez, prej 36 milionë eurosh.

Duket se në këtë pikë Juventusi ka probleme, pasi gjatë kësaj vere do t’i duhet edhe të arkëtojë të ardhura për të përforcuar skuadrën e për ta bërë atë sa më konkurruese. Sa u përket alternativave të torinezëve për pankinën, ato dihen dhe janë Sarri, Inzaghi, madje edhe Mourinho, me këtë të fundit që e kërkoi Cristiano Ronaldo.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...