Premier League

Klopp uron kampionët: Donim të fitonim gjithçka, ishte e pabesueshme

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk ngurroi të uronte Manchester City-n për fitimin e titullit në Premier League, por edhe Aston Villan dhe Wolves, për angazhimin që shfaqën përballë dy ekipeve që synonin trofeun me “fotofinish”.

“Urime Manchester City dhe Pep Guardiola! Faleminderit Aston Villa dhe Wolverhampton për lojë të duhur që zhvilluan. Nuk është rezultati që donim. Nuk i dija saktësisht rezultatet, po humbnin 1-0 apo 2-0? Sigurisht që për momentin ka zhgënjim edhe këtu.

Nëse City do të ishte duke fituar 5-0 pas 10 minutash, sërish do të ishte një ndeshje normale për ne. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Kemi arritur 92 pikë, është absolutisht e pabesueshme. Ne donim të fitonim gjithçka, por edhe tani është gjithçka “ok”.

Vendi i dytë: “Kjo është historia e jetës sime. Duhet të grumbullosh më shumë pikë se çdo ekip tjetër për t’u shpallur kampion, por ne nuk e bëmë këtë. Nuk mund të bësh më shumë sesa të japësh më të mirën tënde absolute dhe kjo është ajo që djemtë bënë përsëri. Ne ndoqëm ekipin më të mirë në botë, kjo është absolutisht e veçantë.”

Dëmtimi i Thiagos: “Mendoj se nuk do të jetë në finale, por nuk e di, të shohim çdo të ndodhë. Ai po çalonte, ndoshta nuk është shenjë e mirë.”

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency