Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Klubet e Europës, asnjë problem me licensimet

Rasti Tirana ka shërbyer për klubet shqiptare aspirante për një vend në kompeticionet e UEFA-s edicionin e ri. Nga vendi i parë që mbahet nga kampionët e rinj Skënderbeu deri tek Partizani i vendit të 5, licensimet nuk janë më problem. Të 5 skuadrat kanë plotësuar kriteret e vendosura nga qeveria europiane e futbollit, dhe mbi të gjitha janë treguar të kujdesshëm me kriterin financiar, duke treguar se borxhet ndaj të tretëve nuk ekzistojnë ose janë shtyrë me marëveshje. Skënderbeu kampion dhe Kukësi nënkampion kanë siguruar matematikisht pozicionet e tyre, me korçarët që do të luajnë në Champions League ndërsa verilindorët në Europa League. Letrat janë në rregull për të dyja klubet që nuk kanë patur probleme licensimi gjatë këtyre viteve ku dhe kanë thënë fjalën kryesore në futbollin shqiptar. 3 skuadra janë në garë për dy vendet vakantë që të çojnë në Europa league. Luftëtari në vendin e 3-të është shumë pranë dhe i nevojitet vetëm një fitore ndaj Skënderbeut këtë fundjavë për të siguruar debutimin në Europë. Laçi dhe Partizani synojnë vendin e 4-ët, me kurbinasit që janë në lojë edhe në finalen e Kupës ndaj Skënderbeut. Me kaq shumë pikëpyetje klubet kanë plotësuar kriteret e licensimit në mënyrë që nëse arrijnë objektivin për të qënë në Europë të jenë aty konform rregullave.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...