Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Klubet më të pasura në botë/ Manchester City kryeson “Deloitte Money League” për herë të parë

Manchester City's Algerian midfielder Riyad Mahrez celebrates after scoring a goal during the UEFA Champions League first leg semi-final football match between Paris Saint-Germain (PSG) and Manchester City at the Parc des Princes stadium in Paris on April 28, 2021. (Photo by Anne-Christine POUJOULAT / AFP) (Photo by ANNE-CHRISTINE POUJOULAT/AFP via Getty Images)

Për herë të parë në historinë e futbollit, Manchester City është klubi më i pasur në botë. Kjo është ajo që del nga Football Money League 2022, studimi vjetor mbi pasqyrat financiare të klubeve të futbollit i nisur çdo vit nga Deloitte. Në sezonin 2020-2021, të ardhurat e “Citizenëve” u rritën me 17%, deri në 644.9 milionë, 4.2 milionë më shumë se Real Madridi i vendit të dytë. Podiumi mbyllet nga Bayern Munich, ndërsa vendin e katërt dhe të pestë e mbajnë Barcelona dhe Manchester United.

Sipas raportit, 20 klubet më të mirë në futbollin botëror kanë grumbulluar 8,178 miliardë euro në sezonin 2020-2021, pak më shumë krahasuar me 2019-2020 (8,162 miliardë euro). Këtë vit, si dhe vitin e kaluar, llogaritë janë ndikuar edhe nga pandemia e Covid-19, me kufizimet që erdhën nga ajo.

Me Covid-19 që ende kufizon ashpër pjesëmarrjen dhe fitimet, pothuajse të gjitha të ardhurat e Cityt erdhën nga transmetimet dhe reklamat.

Paris Saint-Germain, Liverpool, Chelsea, Juventus dhe Tottenham plotësojnë top 10-shen e klubeve më të pasura në botë, e cila mbetet e përbërë nga të njëjtat skuadra.

Por Wolves dhe Aston Villa ishin hyrje të reja në top 20, e cila përmban një rekord prej 11 klubesh angleze.

Manchester United ra në vendin e pestë, në pozitën e tyre më të ulët në Money League dhe vetëm pak mbi Paris Saint-Germain, pavarësisht se përfundoi i dyti në Premier League dhe arriti në finalen e Europa League.

Liverpooli rrëshqiti me dy vende në listën e klubeve më të pasura në botë, teksa u përpoq të arrinte suksesin e sezoneve të mëparshme, por Chelsea ruajti vendin e tetë pas fitimit të Champions League.

Tottenhami ra në vendin e 10-të, një pozicion pas Juventusit që është i pari për nga klubet italiane, dhe një vend mbi Arsenal, pasi u godit keq nga mungesa e tifozëve në ndeshjet e tyre.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...