Futboll

Klubet më të rëndësishme në botë, kryeson Reali, Interi dhe Milani jashtë 10-shes!

10 kritere të aplikuara për të gjitha kontinentet për të dalë në listën klasifikuese që sipas France Football konkludon me shpalljen e klubeve botërore më të rëndësishme, më sharmante dhe më të dashura në Botë. Sipas revistës franceze hierarkia sheh në majën e piramidës pikërisht klubin mbretoror të  Realit të Madridit. Por për t’u futur më në dataje se si kjo revistë ka dalë në këtë konkluzion duke renditur në këtë mënyrë podin botëror, kujtojmë se ishin 10 kriteret për t’u plotësuar, duke nisur me titujt e fituar nga skuadrat, çmimet individuale në përbërjen e organikave përkatëse, impakti në botën e futbollit, ndjekja në rrjetet sociale, të ardhurat e arkëtuara, shitja e simboleve apo fanellave, investimi në merkato në perforcime, investimi total po në merkato, numri i kampionëve të botës prezentë në përbërjen e skuadrave respektive, historiku i skuadrave dhe ne fund magjia që emeton çdo klub në rang tifozësh. Për çdo kriter të përmendur ishte caktuar një rend pikësh dhe ne total shuma e pikëve të grumbulluara nga çdo kriter lejoi hartimin e këtij klasfikimi madhor që sheh triumfues Los Blancos. Në total janë analizuar 85 klube deri në detajin më të vogël, ndërkohë që në listën finale mbetën 30. Ndër 20 skuadrat më të mira u përfshinë edhe Milan dhe Inter ndërkohë që dominojnë në 10-shen më të mirë klubet angleze. Gjigandët spanjollë të Real Madridit dominojnë futbollin botëror me klubin merenegues që ulet në fronin e Olimpit, i ndjekur nga katalanët e Barcelonës, në vend të tretë gjigandët e Premier Leagues, Manchester United, Bayern Munich në vend të katërt dhe pesëshja e parë plotësohet me Liverpoolin, për të vijuar me vendin e gjashtë që prentohet nga Juventusi, në të shtatin Paris Sanit Germain, në të tetin Chelsea në të nëntin Manchester City dhe në të dhjetin Arsenali.

Renditja top-10

  • Real Madrid 184pikë
  • Barcelona 177 pikë
  • Manchester United 151 pikë
  • Bayern Munich 135 pikë
  • Liverpool 120 pikë
  • Juventus 107 pikë
  • PSG 94 pikë
  • Chelsea 91 pikë
  • Manchester City 89 pikë
  • 10-Arsenal 88 pikë

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency