Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Klubet me vlerën më të lartë të lojtarëve, vetëm City mbi Barcelonën dhe Realin

Studimi numër 413 i CIES (Football Observatory) liston  100 klubet më të mira në botë sipas vlerës së të drejtave të transferimit të lojtarëve në skuadër, të atyre në huazim në ekipe të tjera ose të shitur duke ruajtur një përqindje të caktuar.

Manchester City kryeson listën me pronësinë e të drejtave të transferimit të jo më pak se 46 lojtarëve për një vlerë totale të vlerësuar prej 1.46 miliardë eurosh.

Gjigantët spanjollë Barcelona dhe Real Madrid, kompletojnë podiumin, përpara tri skuadrave të tjera angleze: Arsenali, Chelsea dhe Liverpooli.

LEXO EDHE:

Dy klubet gjermane, Bayern dhe Leipzig), si dhe Paris St-Germain, janë në top-10. Të gjitha skuadrat e Premier League-s angleze janë në top-100, së bashku me dy skuadrat e Championshipit: liderët aktualë, Burnley dhe Watford.

Klubi joevropian i renditur më lart, me 264 milionë euro është Flamengo e Brazilit. Tetë skuadra të tjera braziliane janë në top-100, si dhe Boca Juniors dhe River Plate të Argjentinës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...