Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Klubet që furnizojnë kampionatet elitare, studimi i CIES zbulon akademitë më të mira

Observatori i futbollit, CIES, në publikimin e javës së radhës, ka renditur klubet e futbollit që kanë stërvitur më shumë futbollistë nga ata që janë aktivë në 31 ligat më të larta të shoqatave anëtare të UEFA-s, si dhe në pesë kryesoret. Futbollistët e marrë në konsideratë duhet të jenë stërvitur të paktën tri vite mes moshës 15 dhe 21-vjeçare që konsiderohet si “prodhim” i një klubi. 31 ligat e mbuluara korrespondojnë me ato të disponueshme në Atlasin Demografik.

Ajaxi i Amsterdamit kryeson tabelën në nivelin e 31 divizioneve kryesore me 85 lojtarë të stërvitur, përpara Benfikës me 73 lojtarë dhe Dinamos së Kievit me 72 lojtarë, ndërsa Reali i Madridit renditet i pari për futbollistët në “big-5” të Europës me 43 lojtarë të stërvitur përpara Barcelonës që ka 38 futbollistë.

Sportingu i Lisbonës kryeson (24 lojtarë) renditjen për klubet që kanë më shumë lojtarë në ligat jashtë “big-5” të Europës. Nga klubet jashtë Europës furnizuesi më i madhe është River Plate (Argjentinë) me 14 lojtarë.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...