Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Klubi i CR7 i ofron stolin, trajneri i njohur refuzon 150 mln €

Zinedine Zidane vijon të qëndrojë pushim prej qershorit të vitit 2021, kur i dha fund aventurës së dytë në pankinën e Realit të Madridit.

Emri i francezit është lidhur me klube të ndryshme, por edhe me kombëtaren e Francës. Së fundmi, Zizou ka refuzuar një ofertë të çmendur nga Arabia Saudite!

Footmercato raporton se gjeniu i futbollit francez, i cili ka shkëlqyer si futbollist dhe trajner, u kërkua nga Al Nassr, skuadër ku luan Cristiano Ronaldo.

Lexo edhe:

Zidane iu paraqit një kontratë 2-vjeçare me pagë sezonale 75 milionë euro! Por, përgjigja erdhi shpejt dhe ishte “jo” e prerë.

50-vjeçari nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli europian. 150 milionë euro tundojnë çdokënd, por jo Zidane, i cili po pret një klub të madh të kontinentit të vjetër.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...