Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Klubi i Kukësit jep lajmin e shumëpritur për stadiumin e ri

Kukësi do të ketë brenda vitit stadiumin e ri, të premtuar nga presidenti Safet Gjici. Pasi numri 1 i klubit verilindor mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të bashkisë, merret vendimi për nisjen e punimeve. Më poshtë njoftimi i klubit të Kukësit:

“Ditën e hënë, me datë 5 gusht 2019, ora 10:00, nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit të Kukësit.

Kreu i bashkisë Kukës, Safet Gjici do të inaugurojë fillimin e ndërtimit të impiantit të ri sportiv, fusha e të cilit do të jetë me bar natyral, standarde europiane si dhe me kapacitet deri 8 mijë shikues, duke plotësuar kështu elementët për të zhvilluar në këtë stadium ndeshjet ndërkombëtare.

Një fond prej 5 milionë eurosh, në një bashkëpunim mes Qeverisë shqiptare dhe FSHF-së, do të mundësojë ndërtimin e këtij impianti brenda një viti.

Ftojmë mediet, ish-sportistë, tifozët dhe dashamirësit e Fk Kukësit që të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kësaj vepre mjaft të rëndësishme sportive.

Klubi ynë e ka vuajtur mungesën e një stadiumi të tillë, sidomos këtë sezon futbollistik, gjë që ndikoi dhe në rezultate, pasi loja në prani të tifozërisë është më rezultative.

Parashikohet që të punohet me ritme të larta dhe pas një viti ekipi t’i rikthehet qytetit dhe tifozërisë që e ka ndjerë mungesën e tij.

Gjatë 7 sezoneve futbollistike në Kategorinë Superiore, skuadra jonë ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Në arenën kombëtare ka arritur të fitojë një herë titullin Kampion dhe dy herë Kupën e Shqipërisë.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...