Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Klubi i Llapit del me njoftim, tifozët malazezë nuk udhëtojnë në Prishtinë!

Llapi kërkon përmbysjen e madhe ndaj klubit malazez të Budocnost në kuadër të turit të parë të Conference League teksa skuadra shqiptare u mposht në ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 2-0. Atmosfera është nxehur prej ditësh teksa tifozeritë shqiptare kanë bërë thirrje për të mbushur stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë duke qenë se në Mal të Zi, ju rezurvua një pritje shumë negative dhe nuk munguan thirrjet raciste.

Megjithatë, ata që bënë rrëmujën në ndeshjen e parë duke shfaqur banderola kundër shqiptarëve, nuk do të jenë në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar me një reagim të fundit zyrtar klubi i Llapit që duke parë interesin e lartë të tifozëve ka nxjerrë në shitje për tifozët shqiptarë edhe biletat e rezervuar për sektorin mik.

Kështu, në mungesë të tyre, stadiumi i kryeqytetit të Kosovës do të jetë i tejmbushur ndërsa skuadra do të kërkojë të realizojë mrekullinë në fushë. Kujtojmë se ndeshja mes Llapit dhe Budocnostit zhvillohet të enjten duke nisur nga ora 20:00.

Grupet të cilat kanë konfirmuar prezencën në përkrahje të Llapit të enjten në Prishtinë

1. Legjendat, Podujevë
2. Dardanet, Kosove
3. Ballistet – Tetovë
4. T.K.Z – Shqipëri
5. O.T.B – Vushtri
6. Bair – Mitrovicë
7. Skifterat – Gjilan
8.Farimi – Fushë Kosovë
9. U.C.F – Pejë
10. Hithat – Klinë
11 . Vreshtarët – Rahovec
12. Shqiponjat e Zeza – Drenicë
13. Brigada 111 – Drenas
14. Fikshat – Kaçanik
15. Tigrat – Pozhoran
16. Tornado – Malishevë
17. Tigrat – Lipjan
18. Elektricistët – Obiliq
19.Boys of border – Hani Elezit
20. Kuqezinjtë e Jakovës
21. 1927 – Gjakovë

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...