Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Klubi i madh anglez i magjepsur pas Brojës, Chelsea dhe Tuchel me plan të qartë

Armando Broja vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të rëndësishme. Sulmuesi shqiptar, në pronësi të Chelsea deri në 2026, pasi shkëlqeu sezonin e kaluar në Holandë me Vitessen, po konfirmohet edhe në Premier League me Southampton.

20-vjeçari nga Malësia e Madhe është ylli i “Shenjtorve”, dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 8 gola (6 në Premier League) dhe një asist mes kampionatit dhe Kupës së Ligës. Mediet angleze raportojnë se shumë klube janë të interesuara për shërbimet e tij, sidomos Arsenali.

“Topçinjtë” po përgatisin një ofertë për lojtarin e kombëtares shqiptare dhe kampionët e Evropës, por te Chelsea kohën e kanë në favorin e tyre dhe nuk duan të nxitohen.

Thomas Tuchel e ka të qartë se zotëron një talent unik dhe po pret fazën përgatitore në verë për të testuar nga afër talentin dhe potencialin e Armando Brojës, një ndër surprizat më të bukura të këtij sezoni në Premier League.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...