Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Klubi i njohur anglez kërkon Inzaghin, negociatat shtyhen për në verë

Klubi i njohur anglez kërkon Inzaghin
Klubi i njohur anglez kërkon Inzaghin

Pak javë më parë të gjithë ishin kundër Simone Inzaghit dhe kërkonin shkarkimin e tij nga Interi. Megjithatë trajneri nga Piacenza ia doli të kthejë situatën në favor të tij dhe kur kanë mbetur edhe pak javë nga fundi i sezonit, zikaltrit kanë prenotuar finalen e Kupës së Italisë, janë një hap larg finales së Championsit dhe kanë në dorën e tyre fatin për një vend në zonën Champions të renditjes në Serinë A.

Tani situata për trajnerin Inzaghi ka ndryshuar totalisht, pasi te Interi duket se kanë hequr dorë nga opsioni për të ndërprerë bashkëpunimin dhe madje klube të tjera kanë shfaqur interes për të.

Lexo edhe:

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Tottenhami ka bërë sondazhe për mundësinë e firmës me Simone Inzaghin për sezonin e ardhshëm, megjithatë vetë trajneri ka kërkuar të përqendrohet maksimalisht te faza finale e sezonit.

Interi ka të sigurta edhe 6 ndeshje deri në fund të sezonit, të cilat bëhen 7 nëse siguron finalen e Championsit dhe Inzaghi kërkon padyshim të lërë gjurmë, duke sjellë të tjerë trofe për zikaltrit.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...