Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Klubi i njohur holandez afër zhdukjes, e kërkon shpëtimin te tifozët

Është një klub historik, por po kalon një moment shumë të vështirë: ka dy javë kohë për të bindur Federatën se mund të vazhdojë të ketë një ekip. Nëse lexon renditjen e Eredivisies, ka një numër që ju bie menjëherë në sy: 2.

Dy, si pikët që numëron Vitesse në renditje, e cila pa dyshim është e fundit dhe tashmë e dënuar me rënie.

Në realitet, skuadra e Arnhemit grumbulloi 20 pikë gjatë turneut, por 18 iu zbritën KNVB (organi më i lartë i futbollit holandez) në mes të prillit për ‘Dështim të përsëritur për të përmbushur kërkesat e rregulloreve të licencimit”.

Megjithatë, në mënyrë të pabesueshme, rrëzimi nga kategoria është problemi më i vogël i Vitesses sot. Klubi po përballet me një krizë të paprecedentë dhe u ka kërkuar tifozëve të marrin pjesë në një mbledhje fondesh për të shmangur falimentimin.

Objektivi i madh i drejtuesve të Vitesse sot është të mos humbasë “licencën”, që do të nënkuptonte zhdukjen e një klubi historik.

Kompania nuk mund të parandalojë vetë kolapsin dhe për këtë arsye ka vendosur të nisë mbledhjen e fondeve.

Lexo edhe:

Në faqen zyrtare të Vitesses shfaqet njoftimi përmes së cilës mund të bëhen donacione. Tifozët e thjeshtë mund të dhurojnë nga 100 deri në 1000 euro, ndërsa kompani të ndryshme nga 1500 deri në 10 000 euro.

Siç raporton në Holandë “AD”, për llogari të klubit janë grumbulluar 800 mijë euro.

Ka shumë fytyra të njohura, shumë prej të cilave kanë një të kaluar në Vitesse si Roy Makaay, Ronald Koeman, Leo Beenhakker dhe Henk ten Cate (vetëm për të përmendur disa) të cilët kanë vendosur të japin një dorë përmes donacioneve.

Vitesse duhet të eliminojë një borxh prej 18.9 milionë eurosh dhe të ketë dy javë kohë për të bindur KNVB-në se i përbmush kushtet për të nxjerrë një ekip sezonin e ardhshëm. Përndryshe rreziku real do të jetë ai i dështimit.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...