Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Klubi i njohur pas 3 vitesh në elitë, Ronaldo: Qershia mbi tortë, le të nisë festa

Ronaldo Fenomeni bleu në ditët e para të muajit prill 90% të aksioneve të Cruzeiros, klubit brazilian ku nisi karrierën e jashtëzakonshme si futbollist, përpara se të transferohej te PSV, e më pas me radhë te Barcelona, Inter, Real Madrid, Milan dhe Corinthians.

 

Ne kemi objektiva për një periudhë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë. E dimë se na pret një perspektivë shumë e vështirë pune, por besojmë se do ta kthejmë Cruzeiron të funksionojë dhe të japë rezultate”, deklaroi Ronaldo, i cili mban postin e presidentit te Valladolid dhe zotëron disa aksione te klubi amerikan i Fort Lauderdale Strikers.

 

Suksesi i parë ka ardhur shpejt, me Cruzeiron që është rikthyer zyrtarisht në elitën e futbollit brazilian pas 3 viteve mungesë pas fitores 3-0 ndaj Vasco da Gama. Festa ka shpërthyer në Belo Horizonte, ndërkohë që Fenomeni ndihet në qiellin e shtatë për kalimin e ekipit të zemrës mes më të mirëve.

Kjo është qershia mbi tortë. Ne punuam shumë për të fituar. Urime për ekipin, stafin e trajnerëve dhe sidomos tifozët, të cilët kanë vuajtur në këto tre vite. Sot është një ditë lavdie, le të festojmë, pastaj do të mendojmë për sezonin e ardhshëm“.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...