Premier League

Klubi i Premier League këmbëngul për liderin e skuadrës, i ofron kontratë 8-vjeçare

West Ham United ka në organikën e saj një “xhevahir” të vërtetë duke qenë se Declan Rice mund të kontribuojë për klubin si në aspektin financiar nëse largohet në merkaton e verës ashtu edhe në aspektin teknik pasi për trajnerin David Moyes është një element i pazëvendësueshëm në mesfushë.

Dhe, drejtuesit e West Ham në fakt është i gatshëm që për kapitenin e saj të “mbyllë veshët” për çmendurinë ekonomike që mund të bëjë Manchester United apo klube të tjera dhe së fundmi i ka ofruar Rice një ofertë rinovimi të jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për një kontratë të re 8-vjeçare me një pagë të përmirësuar ndjeshëm, e cila shkon deri në 200.000 paund në javë dhe që do ta shndërronte në lojtarin më të paguar të klubit.

Vetë 23-vjeçari ka marrë kohë për të menduar propozimin ndërsa është i joshur edhe nga ideja për të provuar një aventurë të re në një klub i cili garon për trofe të rëndësishëm. Në këtë sezon, Rice ka regjistruar 34 paraqitje me fanellën e West Ham ndërsa është përfshirë në pesë gola të skuadrës duke realizuar një dhe asistuar në katër të tjerë, teksa The Hammers renditen të shtatët dhe synojnë kualifikimin në Europa League.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency