Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Klubi i Premier League-s interesohet për Higuain, Juve do 40 milionë euro

Tifozët e mirëpritën me entuziazëm të madh dje, duke i kërkuar të qëndronte te Juventusi. Megjithatë, e ardhmja e Gonzalo Higuain tani duket të jetë larg nga bardhezinjtë. Për sulmuesin argjentinas ekziston mundësia e rikthimit të shpejtë në Premier League, pas “lamtumirës” nga Chelsea, ku qëndroi për 6 muaj i huazuar. Është Ëest Ham, klubi anglez, që tashmë ka kontaktuar me drejtuesit e Juventusit për “Pipitan”.

Sipas raporteve të “Sky Sport”, “Hammers” kanë propozuar një huazim, me të drejtën e blerjes përfundimtare, nëse plotësohen disa kushte. Megjithatë, Juventusi nuk dëshiron të hyjë më tej në të tilla llogari. Ai ka vendosur çmimin 40 milionë euro për argjentinasin.

Nuk ka zbritje e opsione të tjera për “Pipitan”, për të cilën Roma ka qenë, gjithashtu, e interesuar prej një kohe. “Zonja e Vjetër” do të vlerësojë ofertat dhe do të tentojë zgjidhjen më të mirë të mundshme, për t’i gjetur një klub të ri sulmuesit. Vetë Higuain dëshiron të konfirmohet si sulmues i frikshëm për mbrojtjet dhe portat kundërshtare, pas një sezoni të keq huazimesh te Milani dhe Chelsea.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...