Gara për mbijetesën është më e fortë se kurrë në Serie A. Cagliari humbi 1-2 përballë Hellas Verona, disfatë që ka qëlluar fatale për trajnerin Walter Mazzarri.
Drejtuesit e klubit sard kanë humbur durimin dhe kanë shkarkuar ish-trajnerin e Interit, i cili qëndronte në stolin e Cagliarit prej shtatorit të kaluar, duke drejtuar ekipin në 34 ndeshje.
Skysport raporton se Mazzarri do të shkarkuar nga posti i trajnerit për rezultate të dobëta. Drejtimin e ekipit do e marrë deri në fund të sezonit Alessandro Agostini, trajneri i ekipit primavera.
Cagliari renditet 3 pikë mbi zonën e ftohtë, por Salernitana ka luajtur dy ndeshje më pak. Rrëzimi në Serie B do e kthente në katastrofik sezonin e klubit ishullor, që në tre ndeshjet e fundit do sfidojë Salernitanën dhe Venezian në transfertë, dhe Interin në shtëpi.
