Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Klubi londinez në zi, ndahet nga jeta bashkëpresidenti

Klubi i West Hamit në zi. Bashkëpresidenti i skuadrës londineze, David Gold, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare pas një sëmundjeje akute. Një tifoz i përjetshëm i “Hammers”, ai ndërroi jetë “i qetë”, të mërkurën në mëngjes.

Gold, më parë president dhe bashkëpronar i Birmingham City-t, u bë bashkëpresident i West Hamit me David Sullivan në vitin 2010.

“Jam jashtëzakonisht i trishtuar kur dëgjoj këtë lajm”, tha trajneri i “Hummers”, David Moyes.

“Në emër të të gjithë lojtarëve dhe stafit tim në terrenin stërvitor, dëshiroj të shpreh ngushëllimet tona më të thella për familjen e David Gold në këtë kohë shumë të vështirë.’

Gold ishte një vizitor i rregullt i “Rush Green” dhe gjithmonë një burim i madh mbështetjeje dhe inkurajimi për mua dhe lojtarët. Ishte e qartë se ai kishte një dashuri të vërtetë dhe të sinqertë për klubin.

Ai tregoi një interes të madh për njerëzit që punonin në prapaskenë dhe ishte gjithmonë i prirur të ndihmonte në çfarëdo mënyre që mundte. Do të na mungojë shumë.”

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....